Trendy

Përleshje fizike mes dy 15-vjeçarëve në Tetovë, policia shoqëron të miturit dhe prindërit e tyre

Para 2 orë

MPB njofton se më datë 10.05.2026 rreth orës 00:10 në afërsi të një objekti hotelier në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike mes dy të miturve të moshës 15-vjeçare nga fshati Bërvenicë e Tetovës dhe nga Tetova.

Në vendngjarje janë thirrur prindërit e tyre, pas së cilës personat janë shoqëruar në Stacionin Policor të Tetovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen parashtresat përkatëse.

Trending