Trendy

“Safe city” në tërë Maqedoninë, ja kur pritet të realizohet?

Para 18 orë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka paralajmëruar se deri në fund të këtij viti sistemi “Qytet i Sigurt” do të jetë plotësisht funksional në të gjithë territorin e vendit.

Ai theksoi se qëllimi kryesor është rritja e sigurisë për qytetarët, ndërsa rezultatet e para tashmë tregojnë përmirësim në sigurinë rrugore.

Sipas Toshkovskit, projekti po zbatohet në faza dhe çdo qytet përfshihet menjëherë sapo të plotësohen kushtet teknike.

“Me krijimin e kushteve teknike në nivel lokal, sistemi vendoset menjëherë në funksion. Nuk do të pritet implementim i njëkohshëm në të gjitha qytetet,” deklaroi ai.

Toshovski gjithashtu paralajmëroi për përhapjen e mesazheve të rreme lidhur me gjoba trafiku që u dërgohen qytetarëve, duke theksuar se institucionet janë duke punuar për zbulimin e burimit të tyre.

Në fund, ministri apeloi që qytetarët të tregohen të kujdesshëm ndaj mesazheve të dyshimta dhe t’i raportojnë menjëherë ato tek autoritetet përkatëse.(INA)

Trending