Me rastin e aktiviteteve për festën e 7 marsit, drejtoria e shkollës së Mesme të Tekstilit në Tetovë, njoftoi se kanë marrë iniciativë për të ndryshuar emrin dhe logon e shkollës. Drejtori i kësaj shkolle Muzafer Livoreka tha se Këshilli i Arsimtarëve ka vendosur që Shkolla ta mbajë emrin Kard Gega edhe pse ka pasur shumë propozime të tjera. Kard Gega është teknolog i njohur shqiptarë.
“Ne në fakt disa emra i kemi pasur në list kanë qenë shtatë, Këshilli i gjuhës ka mbajtur dy tre mbledhje dhe nga shtatë i ka propozuar Këshilltar të Arsimtarëve, Arben Xhaferi, Enis Koliqi, dhe Kard Gegën. Ne sapo e krytem procedurën, që do të thotë kolegët votuan, ndërsa nga votimi fitoj Kard Gega me 40 vota” – tha Muzafer Livoreka, drejtor i SHMPK ”Gjoce Stojçevski” – Tetovë.
Drejtori Livoreka tha se, pas vendimit të Këshillit të Arsmitarëve, ata do e dorëzojnë propozimin e emrit të ri në Komunë, ndërsa për ndryshimin do të vendos këshilli komunal. Shkolla e mesme komunale Gjorce Stojçeski është formuar me 30 shtator të vitit 1953 me vendim të Këshillit të komunës së Tetovës. /tvklan.mk/