Një aksident i pazakontë rrugor ka tronditur Kanadanë, pasi një motoçikletë, pas një përplasjeje të fortë me një veturë, ka përfunduar e varur në një semafor të sipërm.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e frekuentuar “Scott Road”, në kufirin mes qyteteve Delta dhe Surrey, në provincën britanike të Kolumbisë. Sipas informacioneve lokale, pas goditjes së fuqishme mes veturës dhe motoçikletës, motoçikleta është hedhur lart në ajër dhe ka mbetur e bllokuar në strukturën e semaforit mbi kryqëzim.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes janë shpërndarë shpejt në rrjetet sociale, duke shkaktuar habi dhe mosbesim te publiku, ndërsa dëshmitarët kanë deklaruar se skena dukej “si nga një film aksion”. Policia në Delta ka njoftuar se motoçiklisti ka pësuar lëndime serioze, por është transportuar në spital në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Shoferi i veturës nuk ka pësuar lëndime.










