Stuhia e fuqishme që përfshiu Shkupin ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, jo vetëm në çatitë e objekteve, por edhe në automjete të parkuara në disa lagje të qytetit, raporton Zyrtare.
Në lagjen Fushë Topanë të Çairit, dy vetura të tipit Audi janë zënë nga një llamarinë e shkëputur si pasojë e erës së fortë. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, automjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Raste të ngjashme janë raportuar edhe në lagje të tjera të Shkupit, ku drunj të rrëzuar nga stuhia kanë rënë mbi vetura, duke shkaktuar dëmtime.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin parkimin e automjeteve pranë drunjve, objekteve të dëmtuara dhe elementeve të tjera që mund të paraqesin rrezik deri në stabilizimin e situatës.










