Trendy

Bllokohet linja 112: Mbi 8.300 thirrje pas stuhisë, angazhohen operatorë shtesë

Para 2 minuta

Më shumë se 8.300 thirrje janë pranuar në numrin unik për raste urgjente 112 në periudhën nga ora 17:00 deri në 21:00, pasi një stuhi e fuqishme goditi Shkupin, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Nga QMK informojnë se operatorët kanë punuar me kapacitet të plotë, ndërsa që në orën e parë janë angazhuar edhe turne shtesë për t’iu përgjigjur numrit të madh të thirrjeve, përcjell Pa Censurë.

> „Operatorët në 112 punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa që në orën e parë u angazhuan edhe turne shtesë me qëllim që t’i përgjigjen numrit të rritur të thirrjeve. Edhe në këtë moment ende ka intensitet të rritur të thirrjeve nga qytetarët, ndërsa të gjitha raportimet e pranuara përpunohen vazhdimisht dhe i dërgohen institucioneve dhe shërbimeve përgjegjëse“, thuhet në njoftimin e QMK-së.

Ata i bëjnë thirrje qytetarëve për durim dhe mirëkuptim për shkak të numrit të madh të thirrjeve, duke theksuar se nëse nuk arrijnë të lidhen menjëherë me numrin 112, raportimet për dëme materiale mund t’i dorëzojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

> „Nëse nuk arrijnë të lidhen menjëherë me 112, raportimet për dëme materiale mund t’i paraqesin edhe gjatë ditës së nesërme, pas së cilës ato do të regjistrohen në kohë dhe do t’i dërgohen shërbimeve përgjegjëse“, theksojnë nga QMK, transmeton Pa Censurë.

Trending