Trendy

“Subhanallah, uaaa”: Video e grabitësve me armë në Kamëz

Para 1 orë

Dalin pamjet ekskluzive nga grabitja e armatosur që tronditi mesditën e sotme qytetin e Kamzës.

Në videon e siguruar nga redaksia, dëgjohen dëshmitarët e tmerruar që thërrasin “Subhanallah, uaaa” teksa shohin skenën horror në mes të ditës. Pamjet tregojnë qartë momentin kur dy personat e armatosur dalin me shpejtësi nga argjendaria pasi kanë rrëmbyer sasinë e bizhuterive.

Pasi kanë kryer grabitjen nën kërcënimin e armës, të dy autorët, të cilët mbanin skafandra dhe rroba të errëta për të mos u identifikuar, kanë hipur me shpejtësi mbi një motor që po i priste ndezur jashtë biznesit.

Ata janë larguar menjëherë nga vendngjarja me drejtim të paditur, duke përfituar edhe nga konfuzioni dhe paniku i kalimtarëve të shumtë në rrugë.

Policia ka sekuestruar tashmë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punon për gjurmimin e rrugës që kanë ndjekur grabitësit me motor.

Policia ka sekuestruar tashmë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punon për gjurmimin e rrugës që kanë ndjekur grabitësit me motor.

VIDEO

Trending