Futbollisti i ri dhe miaft premtues, Valon Ramadani, i cili aktivizohet te KF Shkendija, ka marrë ftesë zyrtare nga reprezentacioni U 16 i Maqedonisë së Veriut. Talenti nga Sllatina e Tetovës do të qëndrojë për disa ditë në Serbi, ku përfaqësuesia U16 do të zhvillojë disa ndeshje kontrolluese dhe grumbullime përgatitore.
Ftesa për Ramadanin konsiderohet një sukses i madh personal, por edhe një dëshmi për talentin dhe punën e tij të vazhdueshme me fanellën e Shkëndijës. Ai po vlerësohet si një nga futbollistët më premtues të gjeneratës së tij ndërsa paraqitjet e mira kanë bërë që të bie në sy edhe te staf i reprezentacionit
Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e të riut nga Sllatina, i cili me përkushtim dhe talent po synon majat e futbollit./Tema.mk/










