Policia e Maqedonisë së Veriut do të riorganizojë lëvizjen e veturave nëpër komunikacionin e Shkupit për shkak të garave sportive që do të mbahen paradite.
“Në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 11:30, në organizim të Lidhjes së Sporteve të Shkupit, do të mbahet një garë vrapimi në 10 kilometra”, raportoi Policia.
Garat do të nisin dhe mbarojnë te bulevardi “Ilinden”, duke ndikuar në rrugën “Niklla Parapunov”, “Aradhet Partizane”, “Lublanska”./Portalb.mk./





