Presidentit amerikan, Donald Trump duket se i është sosur durimi me Iranin. Trump duket se po mendon seriozisht rifillim e luftës me Iranin pas një pauze disa javore. Trump i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë Iranit duke thënë se koha për të po mbaronte.
Me anë të një positimi në rrjetin social “Truthsocial”, Trump deklaroi se nëse Teherani nuk nxiton të sjellë një propozim paqeje të pranueshëm, SHBA-ja do ta shfarosë dhe se asgjë s’do të mbetet më në Iran.
“Për Iranin, koha po ecën, dhe ata duhet të lëvizin, SHPEJT, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre. KOHA ËSHTË ESENCIAL! Presidenti DJT”, shkroi Trump.










