Trendy

VLEN-i nuk dorëzohet në Kërçovë, gjeti zëvendësim për Fatmir Limanin (Foto)

Para 1 orë

Avokati dhe humanisti i njohur nga Kërçova, Shkodran Alili, i është bashkuar sot koalicionit VLEN gjatë kongresit të mbajtur nga kjo forcë politike, raporton Zyrtare.net.

Alili, i cili në opinion ishte i njohur edhe si kandidat i pavarur për Komunën e Kërçovës, u shfaq në kongres në shoqërinë e deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, duke konfirmuar kështu afrimin e tij me koalicionin.

Ky zhvillim konsiderohet si një lëvizje me peshë në skenën politike lokale, pasi Alili kishte ndërtuar profilin e tij politik jashtë strukturave tradicionale partiake. Përfshirja e tij në VLEN pritet të ndikojë në konsolidimin e mbështetjes së koalicionit në Kërçovë./ZYRTARE.net/

Trending