Trendy

VLEN: Kaseta e prishur e BDI-së nuk e fshin vendimin e Grubit për kazinotë

Para 59 minuta

BDI-ja vazhdon me kasetën e prishur. Çdo ditë nxjerr nga një trillim e nga një gënjeshtër. Por ky nuk është lajm. Lajm do të ishte sikur BDI-ja, qoftë edhe një herë, ta thoshte të vërtetën.

 

Sot paskan marrë t’i numërojnë seancat e Qeverisë. Dhe pikërisht këtu bëjnë autogol.

 

Sa për dijeni të opinionit, përfaqësuesit e VLEN-it kanë kryesuar seanca të Qeverisë. Por, meqë insistoni t’ia varni Artan Grubit në qafë të gjitha fajet tuaja, po jua rendisim disa nga “arritjet” që ai i realizoi në emër të BDI-së.

 

Po, Artan Grubi ka kryesuar seanca. Madje ka kryesuar edhe seancën ku u mor vendimi që kazinotë të mbinin si kërpudha në çdo mëhallë shqiptare.

 

Me Grubin “zëvendëskryeministër të parë”, Aleksandar Onishçenko, person në listën e zezë amerikane, mori shtetësi, ndërsa Daka Davidoviqi, gjithashtu në listën e zezë amerikane, u zhyt deri në fyt në pazaret për Tetovën.

Ja për çfarë i shërbente BDI-së kjo pozitë!

Dhe meqë vetë e hapët muhabetin e “zëvendëskryeministrit të parë”, përgjigjuni pyetjes që po jua përsërisim prej ditësh:

 

A do t’i kërkoni Prokurorisë të tregojë deri ku ka mbërritur çështja për të cilën Artan Grubi përfundoi në listën e zezë amerikane?

Trending