SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal ndaj M.Gj. (36) nga Manastiri për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën penale “grabitje në tentativë”.
Më 16.05.2026, rreth orës 01:00, zyrtarët policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria M.Gj., ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, me urdhër të Gjykatës Themelore në Manastir, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Sipas denoncimit, më 30.04.2026 rreth orës 18:10, ai kishte tentuar të kryejë grabitje në një zyrë kreditimi në rrugën “Stolarska” në Manastir, duke kërcënuar me armë zjarri, por nuk kishte arritur ta realizojë veprën dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.






