Trendy

54-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë brenda në paraburgimin e Vlorës

Para 2 minuta

Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak në ambientet e paraburgimit të Vlorës.

Viktima mësohet se është nga Maqedonia e Veriut.

Blerim L ndodhej në paraburgim, për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Sipas informacionit paraprak, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka pësuar infarkt, duke bërë të nevojshëm transportimin e menjëhershëm drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 54-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës ndodhen forca të policisë, ndërsa pritet kryerja e veprimeve procedurale dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Trending