Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

8 persona të arrestuar pas kontrollit në një lokal në Karposh, një i mitur dërgohet në Toksikologji

8 persona të arrestuar pas kontrollit në një lokal në Karposh, një i mitur dërgohet në Toksikologji

Tetë persona janë arrestuar pas një kontrolli policor në një lokal në komunën e Karposhit në Shkup, ku janë gjetur disa të mitur në gjendje të dukshme të dehur.

Njëri prej tyre është dërguar në Klinikën e Toksikologjisë, ku i është ofruar ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat, kontrolli është kryer pas dyshimeve se në lokalin në fjalë u shërbehej alkool personave të mitur.

Testimi me alkooltest ka rezultuar pozitiv për të tetë personat e arrestuar.

Lexo edheArrestohet 63-vjeçari në Tetovë me urdhër gjykate, dërgohet në Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 204 të Kodit Penal, i cili parasheh sanksione për shërbimin e pijeve alkoolike personave të mitur.

Më shumë për këtë

Aksion i madh policor në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, mësohen emrat e të arrestuarve!Maqedoni · 3 ditë më parëArrestohet një person në Tearcë, dyshohet se i ka drejtuar fjalë të papërshtatshme një vajze të miturMaqedoni · 1 javë më parëAksion policor në një lokal në Tetovë, pronarit i gjenden 15 paketime me lëndë të bardhë pluhurMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme