Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Në Bërvenicë sot votohet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Në Bërvenicë sot votohet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Në Komunën e Bërvenicës sot po zhvillohet votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme lokale për zgjedhjen e kryetarit të komunës, përcjell tetova1

Një ditë më parë, të drejtën e votës e kanë ushtruar personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe personat që vuajnë dënimin me burg.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), nga gjithsej 107 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të regjistruar për të votuar, kanë votuar 104 prej tyre.

Ndërkaq, në institucionet ndëshkuese-korrektuese në vend, nga nëntë persona të regjistruar me të drejtë vote, kanë votuar tetë.

Lexo edheNesër raundi i dytë i zgjedhjeve në Bërvenicë, sot votojnë 107 persona të sëmurë

Nga KSHZ bëjnë të ditur se votimi i djeshëm është zhvilluar pa probleme dhe se të gjithë votuesit kanë pasur mundësi ta ushtrojnë lirshëm të drejtën e tyre të votës.

Sot në Bërvenicë vazhdon procesi zgjedhor në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetar komune./tetova1.mk

Më shumë për këtë

Për shkak të zgjedhjeve në Bërvenicë, Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur deri në orën 19:00Maqedoni · 19 minuta më parëDeri në ora 9, në Bërvenicë kanë votuar 646 qytetarë! Rritet jehona e votuesve krahasuar me raundin e parëMaqedoni · 2 orë më parëZgjedhjet në Bërvenicë/ Hapen të gjithë vendvotimet!Maqedoni · 3 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme