Tetë persona janë arrestuar pas një kontrolli policor në një lokal në komunën e Karposhit në Shkup, ku janë gjetur disa të mitur në gjendje të dukshme të dehur.
Njëri prej tyre është dërguar në Klinikën e Toksikologjisë, ku i është ofruar ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat, kontrolli është kryer pas dyshimeve se në lokalin në fjalë u shërbehej alkool personave të mitur.
Testimi me alkooltest ka rezultuar pozitiv për të tetë personat e arrestuar.
Lexo edheArrestohet 63-vjeçari në Tetovë me urdhër gjykate, dërgohet në Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimitNga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 204 të Kodit Penal, i cili parasheh sanksione për shërbimin e pijeve alkoolike personave të mitur.
Më shumë për këtë
Aksion i madh policor në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, mësohen emrat e të arrestuarve!Maqedoni · 3 ditë më parë
Arrestohet një person në Tearcë, dyshohet se i ka drejtuar fjalë të papërshtatshme një vajze të miturMaqedoni · 1 javë më parë
Aksion policor në një lokal në Tetovë, pronarit i gjenden 15 paketime me lëndë të bardhë pluhurMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












