Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Trump kërcënon Iranin: Mund të na duhet ta godasim fort

Trump kërcënon Iranin: Mund të na duhet ta godasim fort

Trump deklaroi më herët se, gjatë fundjavës, ka biseduar në telefon me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe se Irani ka qenë ndër temat e diskutuara. Megjithatë, Axios, duke cituar burime amerikane dhe izraelite, raportoi se Netanyahu i ka kërkuar Trumpit t’i nisë sulmet kundër Iranit menjëherë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor.

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një tubimi elektoral, ka kërcënuar Iranin me sulme ajrore, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin një sulm të fuqishëm ndaj këtij vendi. Megjithatë, ai nuk dha detaje se kur mund të ndodhë një sulm i tillë apo cilat rrethana mund ta shkaktojnë atë.

 

“Arsyeja e vetme pse nuk e kam përfunduar punën me Iranin është se dua të tregohem i mirë. Dua të përpiqem të shpëtoj sa më shumë jetë që të mundem… Por, në një moment, do të na duhet t’i godasim fort”, u tha ai mbështetësve më 1 nëntor, gjatë një tubimi në Ajova, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor.

Më shumë për këtë

Trump telefonon Netanyahun, në tryezë planet për sulme të reja ndaj Iranit: Mund të shkatërrojmë brenda 10 minutash…Lajme · 16 orë më parëDjali i Netanyahut: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas IranitLajme · 3 ditë më parëTrump paralajmëron fundin e luftës me Iranin: Do të mbarojë së shpejtiLajme · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme