Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Rrugët dytësore të Tetovës pa asnjë sinjalizim rrugor

Rrugët dytësore të Tetovës pa asnjë sinjalizim rrugor

Infrastruktura rrugore në zonat dytësore dhe periferike të qytetit të Tetovës po përballet me një neglizhencë totale sa i përket sigurisë në komunikacion. Përkundër faktit që këto akse shërbejnë si nyje kritike lidhëse me rrugët kryesore regjionale, ato janë pa sinjalizimi horizontal dhe vertikal.

 

Në këto rrugë mungojnë tërësisht vijat e bardha, ato ndarëse të korsive dhe shenjat paralajmëruese të trafikut. Ky kaos infrastrukturor krijon konfuzion të madh te vozitësit dhe rrezikon drejtpërdrejt këmbësorët, duke e kthyer përditshmërinë e banorëve në një sfidë të vazhdueshme.

 

Gjendja bëhet edhe më alarmante gjatë orëve të natës, sidomos kur ka reshje të shiut. Në mungesë të ndriçimit adekuat dhe pa asnjë vijëzimi rrugor që reflekton, rruga bëhet tmerr për vozitësit. Vozitësit detyrohen të qarkullojnë në verbëri të plotë, ku pamundësia për të dalluar skajet e rrugës, kthesat apo kalimet e këmbësorëve rrisin në mënyrë drastike rrezikun për aksidente me pasoja fatale.

 

Banorët e këtyre lagjeve shprehin indinjatë të thellë për këtë harresë institucionale nga ana e autoriteteve lokale. Ata theksojnë se siguria e jetës së tyre nuk mund të lihet në mëshirë të fatit apo të kushteve atmosferike, duke kërkuar ndërhyrje imediate nga Komuna e Tetovës për shënjimin e këtyre akseve përpara se të regjistrohen tragjedi në rrugë.Kryesisht bëhet fjalë për zonën e Reçicës së vogël, ku mungojn ë edhe shenjat orientuese për lidhje në rrugët kryesore apo emrat e fshatrave. Pra, askund në asnjë vend nuk ka tabelë se ndodhesh në Reçicë të vogëk apo të madhe. Askund nuk shkruan se ku të shpien rruga kryesore regjionale. Kjo është një neglizhencë nga autorietet komunale dhe ato qendrore për të rregulluar orientimin e vozitësve sidomos ata që nuk janë vendas.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme