Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

KSHZ shpall rezultatet fillestare të raundit të dytë në Bërvenicë, vijon afati për ankesa

KSHZ shpall rezultatet fillestare të raundit të dytë në Bërvenicë, vijon afati për ankesa

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Seancën e 26-të e miratoi unanimisht Konkluzionin për shpalljen e rezultateve fillestare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, nga zhvillimi i rrethit të dytë zgjedhor, në bazë të Procesverbalit të dorëzuar – Formulari nr. 21 B i mbledhjes së rezultateve të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Bërvenicës.

Sipas të dhënave nga Procesverbali i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Bërvenicë (Formulari nr. 21B) për mbledhjen e rezultateve të votimit për zgjedhjen e kryetarit të komunës, në Listën Zgjedhore për komunën ishin të regjistruar gjithsej 16.256 votues. Të drejtën e votës e ushtruan 8.828 qytetarë, përkatësisht 54,31% nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, ndërsa numri i fletëvotimeve të papërdorura ishte 7.428. Nga numri i përgjithshëm i votuesve, 8.626 fletëvotime ishin të vlefshme, ndërsa 202 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Në bazë të votave të mbledhura të vlefshme për kandidatët, Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI mori 4.442 vota, ndërsa Stojanço Radiçevski nga Koalicioni “Maqedonia Jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja mori 4.184 vota.

Me shpalljen e rezultateve fillestare, fillojnë të rrjedhin afatet ligjore për parashtrimin e kundërshtimeve. Në përputhje me nenin 148 paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informon se kundërshtimi ndaj procedurës së votimit parashtrohet në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimit, përkatësisht më së voni deri më 03.11.2026 (e martë), deri në orën 19:00, ndërsa kundërshtimi ndaj procedurës së mbledhjes dhe verifikimit të rezultateve parashtrohet në afat prej 48 orëve nga shpallja e rezultateve fillestare, përkatësisht më së voni deri më 04.11.2026 (e mërkurë), deri në orën 15:30.

Lexo edheNë Bërvenicë sot votohet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Konkluzioni për verifikimin dhe shpalljen e rezultateve fillestare të votimit në rrethin e dytë për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Bërvenicës do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Më shumë për këtë

Nesër raundi i dytë i zgjedhjeve në Bërvenicë, sot votojnë 107 persona të sëmurëMaqedoni · 4 ditë më parëBDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare pas fitores në BërvenicëMaqedoni · 3 orë më parëDalja në votime në Bërvenicë deri në orën 13:00 është 27,81%! 7,31% më e lartë se në raundin e parëMaqedoni · 2 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme