Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mexhiti: Koalicioni qeverisës i fokusuar te zgjidhjet dhe projektet, jo te zgjedhjet

Mexhiti: Koalicioni qeverisës i fokusuar te zgjidhjet dhe projektet, jo te zgjedhjet

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar sot se aktualisht fokusi i partnerëve të koalicionit qeverisës është te realizimi i projekteve dhe zgjidhja e çështjeve me interes për qytetarët, e jo te zgjedhjet e parakohshme.

 

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, pas vizitës në komunën e Bogovinës, Mexhiti tha se me kryeministrin Hristijan Mickoski zhvillon takime të rregullta dhe se bashkëpunimi në kuadër të Qeverisë vazhdon.

 

Lexo edheMiteva: Rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndikojë në funksionimin e koalicionit qeveritar VMRO-VLEN

Ai ka thënë se mes partnerëve qeveritarë ka edhe dallime në mendime dhe qëndrime, por theksoi se Qeveria ka kapacitet demokratik për t’i tejkaluar ato brenda institucioneve dhe për të vazhduar punën.

 

“Jemi partnerë në Qeveri. Jo gjithmonë mendojmë njëjtë, ka momente kur kemi mendime dhe qëndrime të ndryshme, por Qeveria ka kapacitet demokratik për t’i mbyllur këto çështje brenda saj dhe për të ecur përpara”, u shpreh Mexhiti, duke shtuar se prioritet mbetet puna, realizimi i projekteve dhe gjetja e zgjidhjeve.

 

“Jemi të fokusuar te zgjidhjet dhe jo te zgjedhjet”, ka thënë mes tjerash Mexhiti.

Më shumë për këtë

Bujar Osmani për rikthimin e Mexhitit në BDI: Të bëhemi bashkë për ta ndalur hovin e poshtërimit shqiptarMaqedoni · 3 ditë më parëMexhiti: Në demokracitë multietnike nuk guxon të ketë ndarje në „ne“ dhe „ata“, qytetarët vendosin me votëMaqedoni · 3 ditë më parëKasami pret në Shkup Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu: Diskutohet për projektet infrastrukturore dhe bashkëpunimin dypalëshMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme