Moti sot në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 14 gradë.
Sipas parashikimeve meteorologjike, deri të shtunën moti do të jetë relativisht i ngrohtë, me reshje të herëpashershme lokale të shiut. Në disa lugina pritet të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës gjatë orëve të mëngjesit.
Të dielën, si pasojë e depërtimit të një mase më të ftohtë ajrore nga veriu, temperaturat do të pësojnë rënie dhe moti do të stabilizohet.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa të premten herë pas here pritet të jetë e përforcuar deri në e fortë, nga drejtimi jugor./tetova1/
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












