Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nga sot, pajisjet dimërore bëhen të detyrueshme për automjetet

Nga sot, pajisjet dimërore bëhen të detyrueshme për automjetet

Nga sot hyn në fuqi detyrimi ligjor për pajisjen e automjeteve me pajisje dimërore, i cili do të jetë në fuqi deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, përcjell tetova1

Për të shmangur gjobat dhe kundërvajtjet në trafik, drejtuesit e automjeteve duhet të respektojnë këto rregulla:

Automjetet deri në 3.500 kilogramë: Duhet të kenë goma dimërore në të gjitha rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash. Lejohen edhe gomat verore me të njëjtën thellësi profili, por në këtë rast është e detyrueshme mbajtja e zinxhirëve për borë në automjet.

Automjetet me tërheqje në të katër rrotat (4×4): Duhet të kenë goma dimërore me thellësi minimale të profilit prej 6 milimetrash.
Alternativisht, mund të përdorin goma verore me profil prej së paku 4 milimetrash, por duhet të kenë edhe zinxhirë për borë.

Lexo edheNga nesër obligohen pajisjet dimërore në automjete

Automjetet mbi 3.500 kilogramë: Duhet të kenë goma dimërore me thellësi minimale prej 6 milimetrash në rrotat lëvizëse, ose goma verore me profil prej së paku 4 milimetrash, së bashku me zinxhirë për borë.

Përveç kësaj, autobusët dhe automjetet transportuese duhet të mbajnë edhe pajisje ndihmëse, si lopatë, në rastet kur nuk kanë mundësi të përdorin zinxhirë për borë.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen që t’i pajisin automjetet me kohë, në mënyrë që të udhëtojnë në mënyrë të sigurt gjatë sezonit dimëror./tetova1.mk

Më shumë për këtë

Automjete të bllokuara në borë në Kroaci, shumë kamionë pa pajisje dimëroreLajme · 1 ditë më parëNga e diela, gjobë prej 45 eurosh për shoferët – Ja çfarë pajisjesh dimërore duhet të keni në veturëMaqedoni · 2 ditë më parëNga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimëroreMaqedoni · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme