Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore

Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore

Nga e shtuna, më 15 nëntor, hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete në Maqedoninë e Veriut.

Policia do të kryejë kontrolle në trafik, ndërsa shoferët që nuk i përmbushin kushtet e parapara do të përballen me gjobë prej 45 eurosh në kundërvlerë denarësh.

Detyrimi për pajisje dimërore vlen deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, pavarësisht nëse në rrugë ka borë apo ngrica.

Çfarë duhet të kenë automjetet?

Lexo edheNga e diela, gjobë prej 45 eurosh për shoferët – Ja çfarë pajisjesh dimërore duhet të keni në veturë

* Automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë duhet të kenë goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për rrotat lëvizëse.
* Automjetet me katër rrota aktive (4×4) duhet të kenë goma dimërore me profil minimal prej 6 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për së paku boshtin e pasmë.

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që t’i përgatisin automjetet me kohë dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Më shumë për këtë

Nga 15 nëntori, pajisjet dimërore për automjetet janë të detyrueshmeMaqedoni · 2 javë më parëEdhe pak ditë afat! Nga 15 nëntori, gjobë 45 euro për mungesën e pajisjeve dimëroreMaqedoni · 3 ditë më parëItalia planifikon gjoba deri në 160 euro për shoferët që vozisin shumë ngadalëLajme · 7 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme