Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Italia planifikon gjoba deri në 160 euro për shoferët që vozisin shumë ngadalë

Italia planifikon gjoba deri në 160 euro për shoferët që vozisin shumë ngadalë

Shoferët në Itali së shpejti mund të përballen me gjoba deri në 160 euro nëse vozisin shumë ngadalë në segmente të caktuara të autostradave. Masa e re synon të përmirësojë rrjedhën e trafikut dhe të shmangë pengesat në qarkullimin rrugor.

Sipas propozimit të paraparë në projektligjin për sigurinë në komunikacion, në autostradat me së paku tri korsi në secilin drejtim do të përcaktohet shpejtësi minimale prej 100 kilometrash në orë në korsinë e majtë.

Gjoba për shoferët që nuk e respektojnë këtë rregull do të variojë nga 40 deri në 160 euro.

Megjithatë, rregulli do të ketë edhe përjashtime. Shoferët nuk do të penalizohen në rastet kur kushtet e rrugës kërkojnë vozitje më të ngadaltë, si në situata me mjegull të dendur, reshje të mëdha shiu, aksidente, punime në rrugë apo kolona të trafikut.

Projektligji është miratuar nga qeveria italiane gjatë muajit tetor dhe është dërguar në Parlament për procedurë të mëtejshme. Masa pritet të hyjë në fuqi pas miratimit përfundimtar të ndryshimeve ligjore.

Italia është një nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët që udhëtojnë me vetura. Sipas të dhënave të cituara nga mediat italiane, rreth 40,7 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në vend me automjete gjatë vitit të para dy viteve.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme