Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nga e shtuna, ulje e ndjeshme e temperaturave – erëra të fuqishme mbi 80 km/h

Nga e shtuna, ulje e ndjeshme e temperaturave – erëra të fuqishme mbi 80 km/h

Sipas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), ditët në vijim do të karakterizohen nga mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale të shiut, me intensitet të dobët deri mesatar.

 

Në disa lugina pritet të ketë mjegull gjatë orëve të mëngjesit.

 

Të enjten dhe të premten do të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me temperatura dukshëm mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

 

Të premten priten erëra të fuqishme nga jugu, të cilat në disa zona do të arrijnë shpejtësinë mbi 80 kilometra në orë.

 

Ndryshimi i motit do të nisë nga e shtuna, kur depërtimi i një mase më të ftohtë ajrore nga veriu do të sjellë ulje të temperaturave.

 

Parashikohet që pas ditëve relativisht të ngrohta, vendin ta përfshijë një periudhë dukshëm më e ftohtë.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme