Kontrolli i Brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj një të punësuari në Njësinë e Punëve të Brendshme në Kisella Vodë, i dyshuar për dërgimin e mesazheve kërcënuese ndaj një qytetari nga Shkupi.
Sipas MPB-së, bëhet fjalë për V.N., dokumentarist në sektorin për statistikë dhe dokumentim, i cili më 18 mars të këtij viti, përmes një aplikacioni mobil, kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese.
Motivi i dyshuar lidhet me një mosmarrëveshje të mëparshme me djalin e personit që kishte marrë mesazhet.
Rasti i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike në Shkup për veprën penale “rrezikim i sigurisë”.
Lexo edheNjë grup nga Kumanova ka zhvatur para nga qytetarët përmes kërcënimeve, kërkohet paraburgim për tre personaPërveç kallëzimit penal, Kontrolli i Brendshëm do të kërkojë edhe nisjen e procedurës disiplinore dhe suspendimin e të punësuarit deri në përfundimin e saj.
Më shumë për këtë
Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!Maqedoni · 5 ditë më parë
Tetovari kërcënoi prindërit, policia ngre kallëzim penalMaqedoni · 1 javë më parë
Skandal: I dyshuari për dhunë ndaj 21-vjeçares arratiset nga stacioni policor përmes dritares!Maqedoni · 2 orë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












