Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kërcënoi një qytetar përmes aplikacionit, kallëzohet penalisht zyrtari i MPB-së – kërkohet edhe suspendimi i tij

Kërcënoi një qytetar përmes aplikacionit, kallëzohet penalisht zyrtari i MPB-së – kërkohet edhe suspendimi i tij

Kontrolli i Brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj një të punësuari në Njësinë e Punëve të Brendshme në Kisella Vodë, i dyshuar për dërgimin e mesazheve kërcënuese ndaj një qytetari nga Shkupi.

Sipas MPB-së, bëhet fjalë për V.N., dokumentarist në sektorin për statistikë dhe dokumentim, i cili më 18 mars të këtij viti, përmes një aplikacioni mobil, kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese.

Motivi i dyshuar lidhet me një mosmarrëveshje të mëparshme me djalin e personit që kishte marrë mesazhet.

Rasti i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike në Shkup për veprën penale “rrezikim i sigurisë”.

Lexo edheNjë grup nga Kumanova ka zhvatur para nga qytetarët përmes kërcënimeve, kërkohet paraburgim për tre persona

Përveç kallëzimit penal, Kontrolli i Brendshëm do të kërkojë edhe nisjen e procedurës disiplinore dhe suspendimin e të punësuarit deri në përfundimin e saj.

Më shumë për këtë

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!Maqedoni · 5 ditë më parëTetovari kërcënoi prindërit, policia ngre kallëzim penalMaqedoni · 1 javë më parëSkandal: I dyshuari për dhunë ndaj 21-vjeçares arratiset nga stacioni policor përmes dritares!Maqedoni · 2 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme