Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Bilall Kasami viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari” në Zagreb

Bilall Kasami viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari” në Zagreb

Bashkëkryetari i partisë VLEN, Bilall Kasami, gjatë qëndrimit në Zagreb të Kroacisë, ka vizituar Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari”. Ai e ka vlerësuar këtë shoqatë si një vatër të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgatë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka përgëzuar anëtarët e shoqatës për angazhimin e tyre në ruajtjen e identitetit kombëtar përmes artit dhe teatrit.

“Sot në Zagreb vizitova Shoqatën e Dramës Shqiptare në Kroaci ‘Mërgimtari’, një vatër e rëndësishme e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare!

Përgëzime për angazhimin dhe përkushtimin në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar përmes artit dhe teatrit. Mbështetja e aktiviteteve të tilla është investim në kulturën dhe lidhjen tonë kombëtare, kudo që jetojnë shqiptarët!”, ka shkruar Bilall Kasami.

Më shumë për këtë

Kasami: Provimi i jurisprudencës arritje e rëndësishme, do të mbahet tërësisht në gjuhën shqipeMaqedoni · 3 ditë më parëBilall Kasami: Bogovina po ndryshon, po merr pamjen e një komune të VLEN-itMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme