Një burrë 35-vjeçar është arrestuar në një fshat të Gostivarit pasi, pas një sherr familjar, sipas denoncimit, me një objekt të mprehtë sulmoi vëllanë e tij.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se rasti është denoncuar më 15 nëntor 2026. Të njëjtën ditë, në orën 18:10, oficerë policie nga Njësia Policore e Çegranit e kanë privuar nga liria A. N. (35).
Sipas denoncimit, incidenti ka ndodhur në oborrin e shtëpisë familjare, ku pas sherrit ka ardhur deri te sulmi ndaj vëllait të tij.
Nga MPB theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet denoncimi përkatës.
Më shumë për këtë
Dy gra lëndohen rëndë nga djegiet gjatë një feste familjare në ShkupMaqedoni · 2 ditë më parë
Denoncim për dhunë familjare në një banesë në GostivarMaqedoni · 1 javë më parë
Rast i rëndë në një fshat të Tetovës: Nëna denoncon të birin për dhunë fizikeMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












