Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

Naser Zyberi, njëri nga juristët më të njohur shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, i cili ishte pjesë e delegacionit të partive shqiptare gjatë hartimit të Marrëveshjes së Ohrit, ka përshëndetur zgjidhjen e ofruar nga VLEN-i për mbajtjen në gjuhën shqipe të 12 provimeve teorike të jurisprudencës.

Zyberi, i cili në të kaluarën ka qenë kandidat i BDI-së për kryeministër shqiptar, vlerëson se propozim-ligji paraqet një hap serioz drejt zgjidhjes së problemit me të cilin përballen studentët shqiptarë.

Duke folur për zgjidhjen e ofruar nga VLEN-i për provimin e jurisprudencës në shqip, Naser Zyberi shpreh një qëndrim që nuk përputhet me atë të partisë që e kandidoi për kryeministër, duke vlerësuar se propozim-ligji i Ministrisë së Drejtësisë përbën një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje.

“Mendoj se ky është një hap serioz drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje. Kuptohet se nuk e zgjidh problemin në tërë kompleksitetin e tij, por që është një hap përpara, padyshim. Zaten, ky do të jetë një vendim politik dhe, si të tilla, vendimet politike asnjëherë nuk janë të plota, të tërësishme, por janë kompromis i forcave në momentin e caktuar. Do të them se edhe vendime të tjera kur janë marrë, kanë qenë të kësaj natyre”, u shpreh Zyberi.

Lexo edheShasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!

Zyberi thekson se çështja e provimit të jurisprudencës duhet të trajtohet në mënyrë graduale, me synimin që, përmes hapave të njëpasnjëshëm, të arrihet një zgjidhje e plotë. Si shembull, ai përmend procesin e ndryshimit dhe avancimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili, sipas tij, është përmirësuar përmes disa ndërhyrjeve ligjore ndër vite.

“Edhe vetë Ligji për përdorimin e gjuhëve është amenduar tre herë. Janë sjellë dy ligje dhe një propozim për ndryshimin e ligjit. Ligji që është propozuar në vitin 2008 ka qenë dukshëm më i reduktuar, pastaj është avancuar me amendamentet e vitit 2011 dhe më pas është rrumbullakësuar në vitin 2018. Edhe provimi i jurisprudencës duhet të shkojë në drejtim të zgjidhjes dhe rrumbullakësimit të tërësishëm, me këtë hap”, u shpreh Zyberi.

Kujtojmë se javën e kaluar, me propozim të Qeverisë, Komisionit të Venecias iu kërkua mendim urgjent lidhur me ligjin që rregullon mënyrën e dhënies së provimit të jurisprudencës. Propozimi i Ministrisë së Drejtësisë parasheh që 12 provimet teorike të zhvillohen në gjuhën shqipe, ndërsa dy provimet e tjera për studentët shqiptarë të mbahen me ndihmën e përkthyesve.

Më shumë për këtë

Komisioni i Venecias zbarkon në Shkup, në tryezë provimi i jurisprudencës në shqipMaqedoni · 3 orë më parëKasami: Provimi i jurisprudencës arritje e rëndësishme, do të mbahet tërësisht në gjuhën shqipeMaqedoni · 5 ditë më parëMickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqipMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme