Thellësisht shqetësuese mbetet trajtimi ligjor dhe penal i simboleve kombëtare nga organet e drejtësisë në vend, njofton agjencia e lajmeve INA.
Themelor në këtë drejtim është rasti i riut nga Kumanova, Ardi Saiti, i cili është dënuar nga Gjykata Themelore në Kumanovë me 3 muaj burg (me kusht) vetëm pse më 28 Nëntor 2025, në Ditën e Flamurit Shqiptar, ka qenë pjesë e kolonës së automjeteve duke mbajtur lart simbolin kombëtar.
Sipas aktgjykimit të datës 09.10.2026, ngjarja ka ndodhur më 28.11.2025 rreth orës 21:45 në rrugën “Treta MUB” në Kumanovë. Ardi Saiti, asaj kohe ende nxënës i shkollës së mesme (ndërkohë që sot është student i vitit të parë të stomatologjisë), po lëvizte si pasagjer në një automjet “Ford”, ku nga dritarja është ekspozuar një flamur me përmasa rreth 150×80 cm i quajtur Shqipëria e Madhe dhe një flamur i UÇK-së me përmasa të ngjashme.
Prokuroria dhe gjykata e kanë cilësuar këtë veprim si “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, fetar dhe tjetër diskriminues” nga neni 319, al. 1 i Kodit Penal.
Lexo edheFlamuri shqiptar bashkë me atë boshnjak para komunës në Kumanovës vetëm për dy tre ditë, ja përse?Megjithëse aktgjykimi thekson se i riu ka pranuar fajësinë, vendimi për ta dënuar me burgim me kusht për shfaqjen e flamurit kombëtar në ditën e festës zyrtare të tij ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje të mëdha mbi liritë e shprehjes dhe përdorimin e simboleve.
Vetë i riu, pas publikimit të vendimit, ka përcjellë një mesazh sensibilizues për bashkatdhetarët:
“Të dashur shqiptarë, mos dilni më me flamuj se përndryshe përfundoni në burg me kusht.”
Ky rast hedh dritë edhe një herë mbi sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kur bëhet fjalë për shprehjen e identitetit kombëtar dhe festimin e ngjarjeve historike. (INA)
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












