Një shtetas turk 43-vjeçar, me qëndrim në Shkup, u arrestua në zonën e Bit Pazarit, pasi bashkëshortja e tij e raportoi se kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe djalit të tyre të mitur, si dhe i kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
“ Më 16.11.2026, në orën 18:40, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, zyrtarë policorë të SPB-së Shkup e privuan nga liria I.T. (43) nga Turqia, me qëndrim në Shkup. Policia veproi pas një denoncimi paraprak se në shtëpi ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 50-vjeçare nga Shkupi dhe djalin e tyre të mitur, si dhe i kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më shumë për këtë
Arrestohet 18-vjeçari nga Radiovca, dyshohet se bëri alarm të rremë për bombë në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në TetovëMaqedoni · 1 ditë më parë
30 ditë paraburgim për 31-vjeçarin që dyshohet se rrahu dhe mbylli me forcë partneren në OhërMaqedoni · 1 ditë më parë
31-vjeçari e rrah të dashurën deri në humbje të vetëdijes, arrestohet edhe babai i saj pas kërcënimeveMaqedoni · 2 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












