Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

500 euro ryshfet për leje ndërtimi, arrestohet shefi i sektorit në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

500 euro ryshfet për leje ndërtimi, arrestohet shefi i sektorit në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Një drejtues sektori në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim është arrestuar nën dyshimin për kërkim dhe marrje ryshfeti prej 500 eurosh, në këmbim të dhënies së një mendimi pozitiv të nevojshëm për ndërtimin e një objekti.

Aksioni është realizuar nga zyrtarët policorë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz pranë Byrosë për Siguri Publike.

Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga mediat maqedonase, i dyshuari është kapur në flagrancë duke marrë 500 euro, të cilat paraprakisht ishin përpunuar dhe shënuar nga policia.

Dyshimet janë se kjo nuk ishte një praktikë e izoluar, por se i dyshuari kishte kërkuar dhe marrë para edhe më herët për dhënien e mendimeve pozitive dhe miratimeve që lidhen me ndërtimin e objekteve banesore dhe afariste.

Pas aksionit policor, personi është privuar nga liria. Priten informacione të tjera lidhur me rastin dhe procedurën e mëtejshme.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme