Një 15-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria në një shkollë të mesme, pasi gjatë kontrollit policor te ai është gjetur një pistoletë “Zoraki 918-G”, kalibri 9 mm, si dhe një karikator.
Në ndërhyrje kanë qenë të pranishëm edhe prindi dhe pedagogu i shkollës.
“Më 13.11.2026, në ora 14:40, në një shkollë të mesme në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, në prani të prindit dhe pedagogut të shkollës, kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Tetova, sepse gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Zoraki 918-G” kalibri 9 mm dhe një karikator.
I mituri është mbajtur në stacionin policor, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse”, qëndron në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.
Më shumë për këtë
Aksion policor në Çegran: Sekuestrohet drogë, tre të arrestuar – tentuan të shtypin policët me BMWMaqedoni · 1 ditë më parë
Në pikëpyetje certifikata e tij e shkollës së mesme, jep dorëheqjen zëvendëspresidenti i IndonezisëLajme · 3 ditë më parë
Arrestohet 22-vjeçari në Haraçinë, policia i gjen pistoletë dhe 26 fishekëMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












