Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Pa ndihma në mes të nëntorit, qytetarët në hall: Rrezikojnë të mbesin pa barna, ushqim dhe ngrohje

Pa ndihma në mes të nëntorit, qytetarët në hall: Rrezikojnë të mbesin pa barna, ushqim dhe ngrohje

Edhe pse ka kaluar gjysma e muajit nëntor, përfituesit e ndihmës financiare për kujdesin ndaj personit tjetër në Maqedoninë e Veriut ende nuk i kanë marrë pagesat mujore.

 

Qytetarët që varen nga kjo ndihmë shprehin shqetësimin e tyre për vonesën, duke theksuar se bëhet fjalë për një kategori veçanërisht të ndjeshme të shoqërisë, për të cilën këto mjete janë të domosdoshme për përballimin e nevojave të përditshme.

 

Lexo edheQytetarët të kontrollojnë llogaritë bankare: Deri më 30 nëntor pritet kthimi i TVSH-së!

Sipas reagimeve të tyre, vonesa në ekzekutimin e pagesave rrezikon t’ua vështirësojë edhe më shumë sigurimin e barnave, ushqimit dhe ngrohjes, sidomos në këtë periudhë kur temperaturat kanë filluar të ulen.

 

Për shumë familje, kjo ndihmë nuk është thjesht një përkrahje financiare, por një burim i rëndësishëm për mbijetesën dhe përballimin e shpenzimeve bazë.

 

Përfituesit kërkojnë nga institucionet kompetente që të sqarojnë arsyet e vonesës dhe të mundësojnë sa më shpejt ekzekutimin e pagesave.

 

Deri më tani, mbetet e paqartë se kur do të realizohet pagesa e plotë për këtë kategori qytetarësh.

Më shumë për këtë

BE alarmon qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve, ja çfarë duhet të ketë çanta e emergjencësLajme · 4 ditë më parëNga sot formularë dhe kode të reja për pagesa, ja çfarë ndryshon për qytetarëtMaqedoni · 1 javë më parëNga e hëna ndryshon mënyra e pagesave në banka: Çfarë duhet të dinë qytetarët dhe bizneset?Maqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme