Për të pasur një Ballkan në paqe, duhet që të gjithë politikanët e të gjithë shteteve të bashkëpunojnë, kështu porositi sonte kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Por, ai shtoi, se edhe pse këtë nuk po e bëjnë popujt dhe politikanët, janë duke e bërë shumë mirë kriminelët.
“A droga nuk është e rrezikshme për të gjithë ne? Sot, për fat të keq, kriminelët bashkëpunojnë dhe janë multietnik. Fatkeqësia është që popujt dhe politikanët që i përfaqësojnë, si maqedonasit, shqiptarët dhe serbët, nuk bashkëpunojnë për të pasur një Ballkan në paqe dhe me të ardhme të sigurt”, tha Ahmeti, njofton TV21.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












