Dogana e Maqedonisë së Veriut ka parandaluar importin ilegal të 2,8 tonëve kripë pa jod, importi i së cilës është i ndaluar me ligj. Rasti është zbuluar gjatë kontrollit të një ngarkese të deklaruar si kripë industriale, për të cilën importuesi, një prodhues i produkteve ushqimore, kishte paraqitur deklaratë se do të përdorej për qëllime industriale. Megjithatë, kontrolli ka vërtetuar se bëhej fjalë për kripë pa jod.
Nga Drejtoria e Doganave theksojnë se, sipas legjislacionit në vend, kripa që përdoret në ushqim duhet të jetë patjetër e jodizuar, për shkak të pasojave të dëmshme për shëndetin nga konsumimi i kripës pa jod.
“Ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë përkatëse, ndërsa në bazë të vendimit të marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kripa është shkatërruar në deponinë Drislla”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












