Hungaria pritet të heqë veton për hapjen e dy grupeve të fundit të negociatave të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Vendimi pritet të formalizohet të premten, gjatë një takimi të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, bëjnë të ditur dy burime diplomatike për Euronews.
Sinjali për këtë ndryshim qëndrimi u dha nga András Bíró-Nagy, Sekretari i Shtetit i Hungarisë për Çështjet e BE-së në Zyrën e Kryeministrit, gjatë një diskutimi mbi zgjerimin, përpara mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të mbajtur të enjten në Bruksel.
Budapesti ka bllokuar prej kohësh procesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE, duke kundërshtuar hapjen e grupeve negociuese. Kjo veto ka penguar gjithashtu edhe përparimin e Moldavisë drejt anëtarësimit, pasi proceset e të dy vendeve mbeten të lidhura.
Ndryshimi i qëndrimit të Hungarisë nisi pas ardhjes në pushtet të Péter Magyar, i cili mposhti Viktor Orbán pas 16 vitesh në krye të qeverisë.
Lexo edheGoditja që mund ta çojë Putinin drejt negociatave, Ukraina shënjestron urën e KrimesëNdërkohë, procesi negociues i Ukrainës ka shënuar përparim gradual. Grupi i parë negociues u hap në qershor, i dyti në korrik, ndërsa dy grupe të tjera në tetor.
Një zhvillim i rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes Kievit dhe Budapestit ishte edhe marrëveshja e arritur muajin e kaluar për të drejtat e pakicës etnike hungareze në Ukrainën perëndimore. Marrëveshja u miratua më pas edhe nga parlamenti ukrainas, duke krijuar kushte për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.
Më shumë për këtë
SHBA kërkon ‘bekimin’ e Putinit për përfshirjen e Europës në negociatat e paqes për UkrainënLajme · 1 javë më parë
Mickoski në Bruksel: Përcaktimi ynë për anëtarësim në BE është i qartë, Maqedonia meriton të ardhme evropianeMaqedoni · 5 ditë më parë
Mexhiti: Mbi 2 mijë shqiptarë pritet të kalojnë nga kontratat e përkohshme me vendime të përhershme puneMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












