Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

K-15 më i lartë për punëtorët këtë vit, shuma minimale arrin në 19.415 denarë! Afati përfundon më 31 dhjetor

K-15 më i lartë për punëtorët këtë vit, shuma minimale arrin në 19.415 denarë! Afati përfundon më 31 dhjetor

Punëtorët që ende nuk e kanë marrë regresin për pushim vjetor, të njohur si K-15, duhet ta marrin atë më së voni deri më 31 dhjetor. Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, shuma minimale në sektorin privat është 19.415 denarë, ndërsa në sektorin publik, regresi për vitin 2026 është 13.680 denarë.

Gjatë vitit, shuma minimale e K-15 në sektorin privat ka shënuar ndryshime, në varësi të lëvizjes së pagës mesatare neto. Sipas përllogaritjeve informative, në fillim të vitit ajo ishte rreth 18.300 denarë, ndërsa gjatë muajve të verës arriti në gati 19.600 denarë.

Në muajt e fundit është vërejtur një rënie e lehtë, ndërsa sipas të dhënave të fundit, shuma minimale është 19.415 denarë. Lartësia e saktë e regresit varet nga baza që vlen në ditën kur punëdhënësi merr vendimin për pagesën.

Të drejtën për K-15 e kanë punëtorët që gjatë vitit kalendarik kanë qenë të punësuar pa ndërprerje për të paktën gjashtë muaj te i njëjti punëdhënës.

Lexo edheRritet shuma minimale e K-15: Ja sa para do të marrin punonjësit këtë vit

Pavarësisht detyrimit për pagesë, çdo vit një pjesë e punëtorëve mbeten pa regres. Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Punës, gjatë vitit 2025 janë paraqitur 436 ankesa për mospagesën e K-15.

Për punëdhënësit që nuk e përmbushin këtë detyrim parashihen gjoba nga 2.000 deri në 3.000 euro për personin juridik dhe nga 500 deri në 1.000 euro për personin përgjegjës.

Punëtorët që nuk e marrin regresin mund të kërkojnë mbrojtje përmes sindikatave, Inspektoratit Shtetëror të Punës ose përmes procedurës gjyqësore.

Më shumë për këtë

Punëtori në Ohër humbi jetën duke bartur mobilie në një ndërtesë, dy kompani përfundojnë në aktakuzëMaqedoni · 2 orë më parëShporta minimale e sindikatës për nëntorin është 70,827 denarëMaqedoni · 9 orë më parëEVN kërkon punëtorë në Shkup – ja kushtet dhe afati i aplikimit!Maqedoni · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme