Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kosova dhe Maqedonia avancojnë projektin e tunelit Tetovë – Prizren

Kosova dhe Maqedonia avancojnë projektin e tunelit Tetovë – Prizren

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur një takim të përbashkët të grupeve punuese, në të cilin është diskutuar ecuria e projektit të tunelit Tetovë–Prizren dhe hapat e mëtejmë drejt realizimit të tij.

Grupi punues i Kosovës udhëhiqej nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, ndërsa atë të Maqedonisë së Veriut e udhëhiqte zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Gjatë takimit, të dyja palët u dakorduan që në një afat sa më të shkurtër të përgatiten kriteret dhe kërkesat teknike, të cilat janë të domosdoshme për shpalljen e tenderit për hartimin e projektit.

Tuneli Tetovë–Prizren konsiderohet një projekt me rëndësi të veçantë infrastrukturore dhe strategjike për të dyja vendet. Realizimi i tij pritet të përmirësojë ndërlidhjen ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave, si dhe të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal.

Lexo edheDy punëtorë nga dy firma të ndryshme, përleshen fizikisht gjatë punës në një projekt të përbashkët

Palët kanë shprehur angazhimin që procesi të vazhdojë me hapa konkretë, me synimin që projekti të kalojë sa më shpejt në fazën e projektimit.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme