Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Rregulla të reja për regjistrimin e automjeteve: Gjoba prej 100 dhe 500 eurosh

Rregulla të reja për regjistrimin e automjeteve: Gjoba prej 100 dhe 500 eurosh

Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Automjetet në Maqedoninë e Veriut parashikohet vendosja e afisheve elektronike, përditësimi i detyrueshëm i të dhënave të kontaktit dhe kontrolle më të rrepta gjatë inspektimeve teknike.

Afishet e reja do të mundësojnë kontrollin elektronik të regjistrimit, sigurimit dhe gjendjes teknike të automjeteve.

Gjobë prej 500 eurosh parashikohet për afishe të dëmtuara, të palexueshme ose të hequra pa autorizim.

Pronarët e automjeteve do të jenë të detyruar të paraqesin ndryshimin e numrit të telefonit ose adresës elektronike brenda tri ditëve. Në të kundërtën, parashikohet gjobë prej 100 eurosh.

Lexo edhePolicia do të verifikoj automjetet me një klikim, gjoba deri në 10 mijë euro për firmat

Për parregullsitë në stacionet e kontrollit teknik parashikohen gjoba deri në 10.000 euro, si dhe mundësia e heqjes së autorizimit për punë.

Projektligji është dorëzuar në Kuvend me procedurë të shkurtuar. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi vetëm nëse ligji miratohet dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

Më shumë për këtë

Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimëroreMaqedoni · 1 javë më parëGjoba të reja nga “Safe City”: Kamerat do të regjistrojnë edhe parkimin dhe ndalimin e paligjshëmMaqedoni · 2 javë më parëNga sot, pajisjet dimërore bëhen të detyrueshme për automjetetMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme