Nesër, më 24 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Tetovës dhe rrethinës, përcjell tetova1
Nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e lagjes Dereboj në Tetovë dhe objektet përgjatë rrugës drejt fshatit Saraqinë, pas objektit të „Ema Invest“.
Ndërkaq, nga ora 09:45 deri në 13:45, ndërprerje të energjisë elektrike janë planifikuar edhe në një pjesë të fshatit Sellcë dhe në një pjesë të Shemshovës, përfshirë objektet përgjatë rrugës drejt Zhillçes.
Ndërprerjet janë të planifikuara dhe do të zgjasin sipas orareve të përcaktuara./tetova1.mk
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












