Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Festa e flamurit në Tetovë merr jehonë në rajon, mediat i kushtojnë vëmendje të veçantë

Festa e flamurit në Tetovë merr jehonë në rajon, mediat i kushtojnë vëmendje të veçantë

Organizimi madhështor i 28 Nëntorit në Tetovë ka marrë jehonë të gjerë në mediat e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe vëmendjen e Unionit të Bashkive, duke e shndërruar qytetin në një nga qendrat kryesore të kremtimit të Ditës së Flamurit, përcjell tetova1

Kremtimet e 28 Nëntorit në këtë qytet madje janë shoqëruar me aktivitete të shumta dhe atmosferë kuqezi, duke dëshmuar se kjo festë tejkalon kufijtë dhe bashkon shqiptarët përreth simboleve, gjuhës dhe identitetit të tyre kombëtar.

Për organizimin dhe atmosferën festive në Tetovë ka reaguar edhe kryetari i komunës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, i cili ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, duke vënë në pah rëndësinë e gjuhës, historisë dhe krenarisë kombëtare.

“Le të jehojë shqipja kudo ku ka shqiptarë! Sot feston historia, sot flet krenaria, sot valon flamuri ynë. Urime 28 Nëntori, shqiptarë!”, ka shkruar Kasami në një postim në Fejsbuk./tetova1.mk

Lexo edheBekim Sali: Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit! Zoti e bekoftë kombin shqiptar!

Më shumë për këtë

Kërçova veshi kuq e zi – flamuri kombëtar shqiptar valvitet në bulevardin e qytetitMaqedoni · 7 orë më parëPas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!Maqedoni · 3 ditë më parëMickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e 28 Nëntorit në Shkup dhe shumë komunaMaqedoni · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme