Të premten, më 27 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të energjisë elektrike në Tetovë dhe disa vendbanime përreth. Ndërprerja më e gjatë parashihet në objektin e pompës së benzinës „Neptun“ në Zherovjan, nga ora 08:30 deri në 15:00, informon tetova1
Në Tetovë, nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten objektet në një pjesë të rrugës „Vidoe Smilevski Bato“, prapa restorantit „Oslo“, si dhe një pjesë e konsumatorëve në rrugën „Boris Kidriç“, përballë picerisë „Brumarte“.
Në të njëjtin interval, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në një pjesë të fshatit Odër dhe në Mëhalla Maqedone në Nerasht.
Ndërkaq, nga ora 09:00 deri në 12:45, pa rrymë do të mbeten disa objekte në lagjen Sahat në Tetovë.
Lexo edheNesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe Saraçinës, ndërprerjet deri në pesë orëNga ora 09:10 deri në 10:15, ndërprerja do të përfshijë fshatrat Pirok dhe Zherovjan, objektet industriale përgjatë autostradës, si dhe objektet industriale në Gradec dhe Negotinë.
Gjithashtu, nga ora 09:45 deri në 13:45, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Përshefc, në afërsi të marketit „Kipper“./tetova1.mk
Më shumë për këtë
Ja cilat pjesë të Tetovës, Bogovinës dhe Sellarcës së Epërme do të mbeten nesër pa energji elektrikeMaqedoni · 2 ditë më parë
Nesër pa rrymë shumë vendbanime në Tetovë dhe disa fshatra të komunës së Tearcës, ndërprerjet deri në gjashtë orë e gjysmëMaqedoni · 1 javë më parë
Nesër pesë orë pa energji elektrike një pjesë e Bogovinës, Reçicës së Vogël dhe StençesMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











