Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

Sistemi “Qyteti i Sigurt” do të zgjerohet me radarë mobilë dhe kamera të vendosura në automjetet policore, përfshirë edhe veturat civile.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se një numër i madh i automjeteve të policisë do të pajisen me pajisje që do të regjistrojnë automatikisht kundërvajtjet në trafik, veçanërisht tejkalimin e shpejtësisë.

Pajisjet do të mund të evidentojnë shkeljet edhe gjatë lëvizjes së veturave policore, ndërsa të dhënat do të regjistrohen drejtpërdrejt në sistemin elektronik.

Paralelisht, do të vendosen edhe kamera mobile në të ashtuquajturat pika të zeza, ku ndodhin më shpesh aksidente të rënda.

Lexo edheVritet zyrtari i lartë i sigurisë së Hamasit, Netanyahu: Asnjë terrorist nuk do të shpëtojë

Sipas paralajmërimit të Toshkovskit, zgjerimi i sistemit synon që shoferët të mos e dinë paraprakisht se ku kontrollohet shpejtësia dhe të respektojnë rregullat në çdo rrugë.

Më shumë për këtë

INTERPOL-i godet automafian në Maqedoni: 67 automjete të sekuestruara dhe dy të arrestuarMaqedoni · 1 ditë më parëRregulla të reja për regjistrimin e automjeteve: Gjoba prej 100 dhe 500 euroshMaqedoni · 4 ditë më parëMiliarderi që vendosi të vdesë pa asnjë qindarkëKuriozitet · 5 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme