Policia e Maqedonisë së Veriut ka kontrolluar 3.944 automjete, ka sekuestruar 67 prej tyre dhe ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit ndërkombëtar “CARBACK II”, të organizuar nga INTERPOL-i.
Aksioni kundër vjedhjes, kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme të automjeteve është zhvilluar nga 28 shtatori deri më 9 tetor 2026, në disa pika kontrolli dhe vendkalime kufitare në mbarë vendin.
Sipas MPB-së, 55 automjete janë sekuestruar për shkak të dyshimeve për kontrabandë dhe mashtrime doganore, tri për manipulim të numrave të shasisë, ndërsa katër për shkelje doganore.
Gjithashtu, janë zbuluar dy automjete që kërkoheshin ndërkombëtarisht nga Gjermania për mashtrime me lizing dhe përvetësim.
Lexo edheArrestohet shtetasi shqiptar në Tabanoc, policia sekuestron rimorkion “Volvo”Në kuadër të operacionit janë kontrolluar edhe 17 kompani që merren me shitjen e automjeteve dhe pjesëve të përdorura, ku nga 809 automjete të kontrolluara, 59 janë sekuestruar.
Në aksion morën pjesë disa njësi policore, Drejtoria e Doganave, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe disa inspektorate shtetërore.
Më shumë për këtë
Aksion policor në Çegran: Sekuestrohet drogë, tre të arrestuar – tentuan të shtypin policët me BMWMaqedoni · 2 javë më parë
Operacioni “Heshtja”, arrestohet ish-ministri i njohur i KosovësLajme · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












