Nga mesnata, nafta do të lirohet për 3.5 denarë, ndërsa benzina për 2 denarë për litër, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Me vendimin e ri, një litër naftë (Eurodizel) do të kushtojë 88.5 denarë, benzina Eurosuper 95 do të shitet me çmim prej 82 denarësh, ndërsa Eurosuper 98 do të kushtojë 84 denarë.
Për 2.5 denarë do të lirohet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili do të kushtojë 98 denarë për litër.
Ulja mesatare e çmimeve të derivateve të naftës është 2.28 për qind dhe vjen si pasojë e rënies së çmimeve në bursat botërore.
Lexo edheNga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinësNë përllogaritje janë përfshirë edhe masat e Qeverisë për uljen e TVSH-së për naftën, si dhe uljen e akcizave për benzinën dhe naftën.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 24 nëntor, një minutë pas mesnatës.
Më shumë për këtë
Ulen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni, Shqipëri dhe KosovëMaqedoni · 2 javë më parë
Lirohen çmimet e derivateve të naftësMaqedoni · 7 ditë më parë
Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnataMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












