Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Gruaja nga Shkupi godet një nxënës me veturë: Fillimisht tenton të arratiset, pastaj ofron 300 euro që mos ta denoncojë

Gruaja nga Shkupi godet një nxënës me veturë: Fillimisht tenton të arratiset, pastaj ofron 300 euro që mos ta denoncojë

Sipas rrëfimit të nënës së nxënësit të lënduar në rrjetet sociale, incidenti ka ndodhur dje, në një vendkalim për këmbësorë, rreth 50 deri në 100 metra larg shkollës. Djali ishte pjesë e një grupi prej gjashtë nxënësve dhe po ecte i pari kur, sipas nënës, është goditur nga një automjet.

Martinovska pretendon se drejtuesja e automjetit fillimisht nuk është ndalur, ndërsa fëmijët kanë vrapuar pas saj. Më pas, ajo është kthyer prapa dhe, në vend që t’i ndihmonte të miturit të lënduar, pretendohet se i ka ofruar 300 euro që ngjarja të mos denoncohej në polici.

Rasti, megjithatë, është denoncuar. Sipas nënës, djali tjetër, Filipi, e ka dërguar Olegun në Qendrën Urgjente, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje dhe më pas edhe në spital për të marrë deklaratë nga i lënduari.

Martinovska ngre gjithashtu dyshime për mënyrën se si ka vepruar policia. Ajo pretendon se, gjatë një telefonate me policin Martin, drejtuesja e automjetit e ka përshëndetur me fjalët: „Martin, biri im, a nuk të kujtohet gjyshja Nade?“.

Lexo edhe28-vjeçari nga Shkupi i vë flakën veturës së nënës, kërcënon se do t’ia djegë edhe banesën

Sipas saj, pas kësaj telefonate, polici i ka thënë se rastin do ta rregullojnë. Nëna dyshon se njohja mes policit dhe drejtueses së automjetit ka ndikuar në trajtimin e rastit, duke pretenduar se nuk janë evidentuar as dëshmitarët e ngjarjes.

Ajo gjithashtu pretendon se nuk është njoftuar prokurori kujdestar dhe se nuk është ndërmarrë veprim lidhur me mosdhënien e ndihmës ndaj fëmijës së lënduar.

Martinovska kërkon përgjegjësi nga institucionet kompetente dhe apelon që rasti të shqyrtohet edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Akuzat janë të bazuara në publikimin e nënës në rrjetet sociale. Për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e pretendimeve nevojiten edhe qëndrimet zyrtare të MPB-së dhe Prokurorisë.

Më shumë për këtë

Grabitje në Vizbegë të Shkupit! Vidhen para, ar dhe një veturë e MEPSO-sMaqedoni · 1 javë më parëGruaja sulmon fizikisht bashkëshortin 59-vjeçar në Bit Pazar të ShkupitMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme