Banorët e Bogovinës kanë ngritur shqetësimin për ndërprerjet e vazhdueshme të furnizimit me ujë të pijshëm, duke kërkuar nga Ndërmarrja e Ujësjellësit “Ali Munishi” dhe institucionet përgjegjëse një zgjidhje konkrete për këtë problem, informon tetova1
Sipas njoftimit të publikuar nga banorët, ndërprerjet e ujit po ndodhin si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë orëve të natës, duke vështirësuar jetën e përditshme të familjeve.
Banorët kërkojnë që ndërmarrja përgjegjëse të dalë me një sqarim publik dhe të informojë qytetarët lidhur me shkaqet e këtij problemi, si dhe masat që do të ndërmerren për të siguruar furnizim të rregullt me ujë.
Në njoftim bëhet e ditur se, nëse deri më 5 dhjetor nuk ka përgjigje zyrtare dhe masa konkrete, do të organizohet një protestë paqësore qytetare.
Lexo edheBanorët e Bogovinës paralajmërojnë protesta për shkak të ndërprerjeve të ujit: Kërkojnë zgjidhje urgjenteProtesta është paralajmëruar të mbahet para objektit të Ujësjellësit “Ali Munishi” në Bogovinë, pas namazit të Xhumasë.
Banorët u bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkohen në mënyrë paqësore, me dinjitet dhe respekt, për të kërkuar një të drejtë themelore: furnizim të rregullt me ujë për çdo familje.
“Bogovina kërkon ujë! Së bashku për një zgjidhje!” është mesazhi me të cilin banorët po kërkojnë reagim nga institucionet përgjegjëse./tetova1.mk
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












